Trendy

“Sulm me flamur të rremë”, Irani mohon raportimet se ka tentuar të qëlloj bazën amerikano-britanike në Diego Garcia!

Para 2 orë

Irani ka mohuar se ka shënjestruar një bazë të përbashkët ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në ishullin Diego Garcia, në Oqeanin Indian, me raketa, duke e hedhur poshtë këtë pretendim si një “sulm nën flamur të rremë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmaeil Baghaei, tha të hënën se këto akuza pasqyrojnë një model të “dezinformimit”, pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca nuk mund të konfirmonte pretendimin e Izraelit se predhat e përdorura ishin raketa balistike ndërkontinentale iraniane.

“Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, refuzon të mbështesë dezinformimin më të fundit të Izraelit, gjë që flet shumë: bota është e lodhur plotësisht nga këto narrativa të vjetruara dhe të diskredituara të ‘sulmeve me flamur të rremë’,” shkroi Baghaei në X.

Më parë, mediat amerikane, përfshirë The Wall Street Journal, thanë se raketat u lëshuan midis natës së së enjtes dhe mëngjesit të së premtes, por ato nuk arritën të godisnin bazën Diego Garcia.

Por nëse konfirmohet se Irani qëndron pas sulmeve, kjo do të thotë se ai zotëron raketa balistike me rreze veprimi mbi 4,000 km të afta të arrijnë deri në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, Londër.

“Ne qëllimisht e kufizuam veten në nën 2,000 km rreze veprimi sepse nuk duam të ndihemi si kërcënim nga askush tjetër në botë”, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, kritikoi ashpër “kërcënimet e pamatura iraniane”, por shtoi se Londra nuk do të përfshihej në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Baza ajrore ushtarake Britanike-SHBA është shtëpia e gati 2,500 personelit, kryesisht amerikan, dhe ka mbështetur operacionet ushtarake amerikane nga Vietnami në Irak, Afganistan dhe sulmet ndaj rebelëve Huthi të Jemenit.

Shefi ushtarak i Izraelit, Eyal Zamir, pretendoi se Irani përdori “një raketë balistike ndërkontinentale me dy faza me një rreze veprimi prej 4,000 km” për të synuar bazën SHBA-Britani e Madhe.

Izraeli, një aleat i ngushtë i SHBA-së, ka thënë prej kohësh se programet raketore dhe bërthamore të Iranit përbëjnë një kërcënim dhe për dekada të tëra ka lobuar SHBA-në që të ndërhyjë ushtarakisht. Por administratat e njëpasnjëshme të SHBA-së i kanë rezistuar presionit për të nisur sulme ushtarake ndaj Iranit. Në vend të kësaj, Uashingtoni vendosi sanksione të gjera ndaj Teheranit për ta penguar atë të zhvillojë armë bërthamore.

Ndërsa Uashingtoni dhe Teherani ishin të angazhuar në bisedime, Izraeli dhe SHBA-të sulmuan Iranin rreth tre javë më parë, duke vrarë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Sulmi ndodhi pavarësisht se Omani, ndërmjetësi i këtyre bisedimeve, tha se një marrëveshje ishte “e arritshme”.

Trending