Më 2 korrik, në orën 05:25 të mëngjesit, në OVR Gostivar është paraqitur një grua 32-vjeçare nga Gostivari, me inicialet E.M., e cila ka denoncuar një sulm fizik ndaj saj. Sipas dëshmisë, rreth orës 02:15 të mëngjesit, ajo është sulmuar fizikisht në rrugën “Mladen Gruevski”, pranë një lokali nate. E dyshuara për këtë akt është identifikuar si L.B., shtetase nga Republika e Shqipërisë. Deri tani nuk janë dhënë detaje për shkakun e përplasjes apo lidhjen ndërmjet palëve. Policia ka filluar hetimet për të sqaruar ngjarjen dhe për të ndërmarrë veprimet përkatëse.
Trending










