Trendy

Sulmet e SHBA, Rubio i prerë: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një mënyrë ose në një tjetër

Para 4 javë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se një marrëveshje me Iranin mbetet ende e mundur, pavarësisht sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj objektivave raketorë në jug të vendit.

Sipas Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane, forcat e SHBA-së kanë vepruar në vetëmbrojtje duke goditur një vend lëshimi raketash dhe disa anije iraniane që dyshohet se po përpiqeshin të vendosnin mina detare.

Në fokus të zhvillimeve mbetet edhe Ngushtica e Hormuzit, të cilën Rubio e ka përshkruar si një zonë strategjike që “do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”.

Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar për përshkallëzim të mundshëm në rast të sulmeve të reja. Zëdhënësi i Forcave të Armatosura iraniane, Shakarchi, tha se përgjigjja e Teheranit “do të shtrihet përtej rajonit”, duke rritur shqetësimet për zgjerim të konfliktit.

Trending