Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se është në dorë të popullit iranian të shfrytëzojë kushtet që ka krijuar Izraeli për të rrëzuar regjimin. I pyetur se cilat janë planet e tij në lidhje me Hezbollahun në Liban, Netanyahu tha se Izraeli tani ka një “korridor sigurie” që i pengon forcat e tyre të pushtojnë.
Netanyahu theksoi se ka përçarje dhe tensione të brendshme në krye të udhëheqjes iraniane, duke shtuar se autoriteti dhe kontrolli që kishte udhëheqësi i mëparshëm suprem nuk do t’i përkthehet askujt.
“Përpjekja jonë kryesore është e orientuar drejt Iranit. Nëse regjimi iranian largohet, edhe Hezbollahu largohet. Po shohim çarje në regjimin iranian dhe nëse ka mjaftueshëm çarje, mendoj se regjimi mund të ndryshojë. A është e garantuar kjo? Jo. Varet nga populli iranian nëse do të shfrytëzojë kushtet që ka krijuar Izraeli”, tha ai.










