Një person 30 vjeçar nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona brenda dhe para një objekti hotelier në qytet, njoftojnë nga SPB Tetovë. I lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, përcjell tetova1
Njoftimi i plotë:
“Sot pas mesnate, një 30-vjeçar nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona brenda dhe para një objekti hotelier në Tetovë. Personi është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./tetova1.mk










