Më 09.06.2026, rreth orës 11:00, në komunën Aerodrom të Shkupit, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria D.S. (34) nga Shkupi.
Sipas informacioneve të policisë, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke u drejtuar atyre kërcënime, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht edhe një polic.
Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.










