Trendy

Sulmohet i mituri në Tetovë para shtëpisë së ARM-së, ja detajet

Para 2 orë

Një 45-vjeçar nga Tetova ka raportuar në polici se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve nga policia, më 08.06.2026, në ora 16:50, D.A. (45) nga Tetova ka paraqitur se rreth orës 16:00, në rrugën “Boris Kidriç”, para Shtëpisë së ARM-së, djali i tij i mitur ka qenë viktimë e një sulmi fizik.

Siç thuhet në kallëzim, sulmi është kryer nga një person i panjohur i mitur, i moshës rreth 12 vjeç.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit.

Trending