Opens in a new tab
Trendy

Sulmohet Komisariati Nr. 2 në Tiranë, digjet një makinë policie

Para 2 orë

Tensionet gjatë protestës në kryeqytet vijojnë të përshkallëzohen. Komisariati Nr. 2 në Tiranë është sulmuar nga protestuesit, ndërsa flakë zjarri shihen në godinën e policisë. Një automjeti policie i është vënë gjithashtu flaka.

Komisariati Nr. 2 në Tiranë është bërë objekt i një sulmi gjatë protestës së kësaj të mërkure, e cila është shoqëruar me përplasje dhe incidente të shumta në kryeqytet.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, protestuesit kanë sulmuar godinën e komisariatit, ku shihen flakë zjarri. Ndërkohë, një makinë e Policisë së Shtetit është përfshirë nga flakët pasi i është vënë zjarri.

Ky është një tjetër incident i rëndë gjatë protestës, e cila është shtrirë në disa zona të Tiranës, me sulme ndaj institucioneve shtetërore, automjeteve dhe bizneseve private.

Sulmohet Komisariati Nr. 2 në Tiranë, digjet një makinë

Më herët, protestuesit u kanë vënë flakën edhe tre automjeteve të Bashkisë së Tiranës, ndërsa në Rrugën e Durrësit janë regjistruar zjarre të shumta dhe dëmtime të bizneseve.

Sulmi ndaj komisariatit vjen në një kohë kur përplasjet kanë shkaktuar edhe lëndime në radhët e policisë. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi se nëntë efektivë kanë mbërritur në urgjencën e Spitalit të Traumës, njëri prej të cilëve me dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në fytyrë.

Ende nuk ka informacion zyrtar për përmasat e dëmeve në godinën e Komisariatit Nr. 2 apo nëse nga ky incident ka persona të lënduar.

Trending