Trendy

Tabanoc, autobusi i Durmo Tours kapet me rreth 600 fishekë!

Para 1 orë

Alsat mëson ekskluzivisht se ekipet mobile të Doganës së Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Tabanoc kanë ndaluar autobusin e kompanisë Durmo Tours.

Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 600 fishekë, kalibër i armëve të vogla dhe armë të gjata. Jo zyrtarisht mësohet se municioni i kapur është i njërit prej shoferëve që e ka drejtuar autobusin, i cili sasinë e kishte fshehur në një vend special. Dogana dhe Prokuroria Publike pritet të dalë me versioni zyrtar.

Ndaj njërit prej shoferëve nuk përjashtohet masa e paraburgimit./ Alsat.mk

Trending