Trendy

Takim i pazakontë në Tetovë: Kandidatja e LEVICËS dhe zëdhënësi i fushatës së BDI-së kapen bashkë në foto

Para 5 muaj

Një fotografi e publikuar nga portali Plusinfo ka ngjallur reagime në opinionin publik. Në foto shihen Katka Bozinovska, kandidatja e partisë E Majta (Levica) për kryetare të Komunës së Tetovës, dhe Ardi Ismaili, shef i ekipit të marrëdhënieve me publikun në shtabin e Bajram Rexhepit, kandidatit të BDI-së, që garon kundër Bilall Kasamit nga koalicioni VLEN.

Pamja e tyre në një takim jozyrtar ka ngritur pyetje për përmbajtjen e bisedës dhe arsyet e takimit. Deri tani asnjëra palë nuk ka dhënë sqarime publike, ndërsa portali Plusinfo ka pyetur:

“A mund të përgjigjet dikush se çfarë diskutuan të dy?”

Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm të fushatës zgjedhore në Tetovë, ku gara është ashpërsuar dhe çdo takim mes përfaqësuesve të kampeve kundërshtare po interpretohet si sinjal politik apo koordinim i fshehtë.

Trending