Kandidati i VLEN-it për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, pas namazit të xhumasë zhvilloi një takim miqësor me bashkëqytetarë në fshatin Përshefcë.
Në një atmosferë të ngrohtë, Memishi dhe miqtë e tij ndanë një kafe dhe biseduan për rëndësinë e forcimit të lidhjeve shoqërore.
“Takime të tilla janë të domosdoshme, sepse ato forcojnë lidhjet mes nesh dhe rikujtojnë vlerat që na bashkojnë. Forcimi i miqësisë dhe solidaritetit është një nga virtytet tona më të çmuara”, u shpreh Memishi.
Ai theksoi se bashkëpunimi dhe respekti reciprok mbeten baza për një shoqëri të shëndoshë dhe një komunë më të fortë.










