Janë mbledhur bashkë kandidatët për kryetarë në Qytetin e Shkupit dhe të komunave që gravitojnë në qytetin e Shkupit, njofton Top24
Kandidatët e AKI-t, janë shoqëruar edhe nga bartësit e listave të këshilltarëve.
Siç njofton kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi, qëllimi i këtij takimi ka qenë që të kordinohen aktivitetet që të thellohet fitorja në komunat Çair dhe Saraj, ndërkaq të maksimalizohen votat në Butel dhe Qytetin e Shkupit.
“𝐀𝐋𝐄𝐀𝐍𝐂𝐀 𝐊𝐎𝐌𝐁Ë𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐆𝐑𝐈𝐌 – 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈
Në cilësinë e kandidatit për 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐭ë 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢𝐭, bashkë me bartësin e listës, 𝐀𝐛𝐝𝐮𝐥-𝐒𝐞𝐥𝐚𝐦 𝐒𝐞𝐥𝐚𝐦𝐢, zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me kandidatët për kryetar komune:
– 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢 (Ç𝐚𝐢𝐫),
– 𝐁𝐥𝐞𝐫𝐚𝐧𝐝 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢 (𝐒𝐚𝐫𝐚𝐣) dhe
– 𝐈𝐬𝐚𝐦𝐞𝐝𝐢𝐧 𝐀𝐳𝐢𝐳𝐢 (𝐁𝐮𝐭𝐞𝐥)
Si dhe bartësit e listave për komunat në fjalë, 𝐐𝐞𝐦𝐚𝐥 Matoshi, 𝐈𝐥𝐣𝐚𝐳 𝐕𝐞𝐬𝐞𝐥𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐢𝐧𝐤𝐞𝐬𝐭 𝐋𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢.
U dakorduam për koordinim të aktiviteteve në të gjitha komunat që gravitojnë në qytetin e Shkupit, gjithnjë në shërbim të thellimit të fitores në Çair dhe Saraj, si dhe të maksimalizimit të votave në Butel dhe në qytetin e Shkupit.
Na priftë e mbara!”, shkruan Rexhepi.








