Trendy

Talenti kosovar vazhdon shkëlqimin në Danimarkë, Hyseni protagonist te Brøndby

Para 42 minuta

Sulmuesi me origjinë nga Kosova, Olti Hyseni, ka vazhduar formën e mirë me Brøndbyn.

Anësori i majtë ishte protagonist në fitoren 3-2 ndaj SonderjyskE, duke realizuar një nga golat e skuadrës vendase.

Hyseni përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe, pas asistimit të Fenger në minutën 45+1’, e dërgoi topin në rrjetë me qetësi.

Ky ishte goli i dytë i 19-vjeçarit për Brøndbyn.

Hyseni aktualisht luan për grupmoshat e Danimarkës, por për shkak të prejardhjes së tij nga Kosova, ai mbetet i disponueshëm për të përfaqësuar edhe Dardanët në të ardhmen.

Trending