Trendy

Taravari: 1.5 milion euro investim në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive

Para 1 vit


Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në rrjetin social shkruan për investimin 1.5 milion eurosh për repartet urgjente në infektologji, kujdes intensiv dhe infeksione të CNS.


📍 Kati i parë i Klinikës Infektive është rikonstruktuar plotësisht! ✅️

Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, repartet për infektologji urgjente, kujdes intensiv dhe infeksione të CNS kanë marrë një pamje të re dhe janë pajisur me teknologjinë më moderne.

👇 Risitë kryesore:
🔬 Analizator i automatizuar për diagnostikë molekulare – i vetmi në rajon për PCR, CRP dhe HPV.
🛠 Aparat për aspirim – plotësisht i automatizuar, i pari i këtij lloji në shtet.
📡 Pajisje shtesë: EHO, elastografi ultrasonografike, gastroskop, bronkoskop, gjenerator.

🔹 Klinika Infektive – një shembull i menaxhimit të suksesshëm dhe efikas!

Trending