Maqedoni

Taravari: 84 pacientë po mjekohen në klinikat e Shkupit, 51 jashtë vendit, numri do rritet!

March 17, 2025, 10:03

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi sot se në spitalet në vendin tonë janë duke u mjekuar 84 pacientë.

Ai tha se 51 pacientë janë dërguar jashtë vendit dhe se ky numër do të rritet gjatë ditës së sotme.
“Deri tash në klinikat e Shkupit ka 84 pacientë. Strategjinë e ndryshuam. Dje të gjithë pacientët prej Koçanit dhe Shtipit i morëm këtu pasi 51 pacientë tashmë janë jashtë vendit.

Unë kisha dashur edhe njëherë të tregoj se në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Rumani 4. Sot shpresojë që shkon edhe një fluks i pacientëve, në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 dhe në Beograd edhe 12 pacientë. Gjithashtu ka disa raste të reja, të cilët pacientë dje nuk janë paraqitur aspak te mjeku po sot kanë paraqitur simptoma të caktuara dhe janë paraqitur 2 pacientë në Shtip.

Pasi u zbrazën kapacitetet këtu, i kemi nën kontrollin tonë këtu në Shkup. Shpresoj që sot të formësojmë edhe ekipet psikologjike të cilët do të japin përkrahje për pacientët por edhe për familjet prej rastit tragjik që ndodhi në Koçan”, tha Taravari.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_9417
“Ne agjërojmë SHQIP”, Tolaj: “Nuk dëgjojmë ilahi ARABE…”
IMG_9403
Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin! Në Spitalin e Kumanovës ndërhyri Prokuroria dhe policia
IMG_9398
Toshkovski: Për 11 persona është caktuar paraburgim për vepra të rënda kundër sigurisë, tre për shkak punës së pakujdesshme!
IMG_9390
Erdogan për sulmin në Gaza: Politikat e genocidit të Netanyahut duhet të ndalojnë
IMG_9386
Viktimat e tragjedisë në Koçan do të varrosen të enjten
disko-nafta
Zbulohet një depo karburanti pranë diskotekës “Puls” – MPB po heton praninë e naftës