Maqedoni

Taravari: Atmosfera në VLEN është e relaksuar: As që më intereson se kush do të jetë lider

March 28, 2025, 01:03

Arben Taravari konfirmoi se liderët e VLEN-it sonte do të jenë për iftar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan TV21. Mes tjerash Taravari tha se pritet të diskutohet edhe për tema politike. Por, mohon se në takim do të flitet për atë se kush do të jetë lider i koalicionit VLEN.

“Sonte të gjithëve na ka thirrur z. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës për një iftar. Mes tjerash mendoj se do të bisedojmë edhe tema politike, por as që është diskutuar se kush është lider i VLEN-it. Nëse ju ofrohet një gjë e tillë a do ta pranoni? As që e kam menduar, as që e kam llogaritur, as që më intereson kjo punë”, deklaroi Taravari.

Edhe pse kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e VLEN, Bilall Kasami dje tha se nuk mund që në zgjedhje lokale të ketë kandidatë veçmas dhe listat për këshilltarë veçmas, Taravari thotë se vazhdojnë negociatat brenda koalicionit për mënyrën e paraqitjes në zgjedhje. 

“Jemi duke negociuar. Jemi në atmosferë të relaksuar brenda koalicionit, kështu që besoj dhe shpresoj që do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe do t’i zgjidhim të gjitha paqartësitë mes nesh”, shtoi Taravari.

Ndryshe, siç raportoi dje TV21 nga burime të tij, në iftarin te Kurti përpos Taravarit, pritet të marrin pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku, por edhe Fatmir Limani. Ende nuk dihet nëse këtu do të jetë edhe kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.

Në takim, siç përcjellin burimet, ka gjasa që të bisedohet për përforcimin e bashkëpunimit midis liderëve të VLEN-it, respektivisht krijimin e VLEN 2.0, më të bashkuar, por sipas të njëjtave burime, me Taravarin si kryetar.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
alergjite
Tetovë, në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme
muhamed lika
Aksion i madh në Kacanik, policia bllokon qytezën për vrasjen e reshterit Muhamed Lika
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin