Lideri i ASh-së dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka reagur ndaj mbledhjes së djeshme të mbajtur nga BDI në Gostivar.
Ai ka theksuar se fytyra e Ali Ahmetit dukej shumë dëshpëruese.
“Mua fotografia dje në Gostivar, kështu ekspresioni i fytyrës së z.Ahmetit nuk më duket shumë mirë më duket shumë dëshpëruese”, tha Taravari.
Taravari shtoi se fillimisht duhet t’i lënë 100 ditë të punojnë pastaj të kritikojnë.