Trendy

Taravari i obsesionuar pas Adnan Azizit, e quan politikan shumë të fortë

Para 12 minuta

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë politike duke komentuar rolin e deputetit Adnan Azizi në zhvillimet e fundit në skenën politike, duke e quajtur njeriun në të fort politikisht brenda VLEN-it.

Sipas Taravarit, Azizi është autori i lojës brenda VLEN-it bashkë me Izet Mexhitin

“Adnan Azizi është duke e bërë lojën me Izet Mexhitin, kush e kupton e kupton”, deklaroi Taravari.

Më tej, ai shtoi se Ilir Demiri dhe Mimoza Musa prej disa muajsh, që nga para 5-6 muajve, janë pjesë e kësaj loje politike, duke i cilësuar si “lojtarë” dhe “kukulla” të Azizit.

“Ilir Demiri dhe Mimoza Musa kanë kohë, që prej 5-6 muajsh, që janë lojtarë, “kukulla” të Adnan Azizit”, tha Taravari në Ora24.

Trending