Pas mbledhjes 3 orëshe të kryesisë qendrore të ASH-së së Taravarit, kryetari i kësaj partie deklaroi se do të shkojnë me lista të veçanta për këshilltar në zgjedhjet lokale, ndërsa për listat e kandidatëve tha se do ta informojë opinionin ditëve në vijim.
Edhe pse deri më tash ka qenë pjesë e VLEN-it, Taravari shtoi se për zgjedhjet për kryetar komune janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike.
“Aleanca për Shqiptarët vendosi që në të gjitha komunat ku garojn shqiptarët të dalë me lista të veçanta për këshilltar komunal. Jemi të hapur për bashkëpunim edhe me partit tjera për kryetar komune në kuptimin e fjalës për pëkrahje të ndërsjellt. Dhe ASH nga fillimi i majit fillon me formimin e shtabeve”, deklaroi Taravari.