Lajme

Taravari: Kur flet Qoku si me fol kryeministri Kurti, po mundohem të gjej gjuhë të përbashkët me VLEN-in

April 8, 2025, 07:04

Kryetari i ASH-së, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionin Click Plus në TV21 komentoi edhe deklaratën e përfaqësuesit të VV-së në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, ku ky i fundit nëpërmjet rrjeteve sociale tha se Vetëvendosja në zgjedhjet lokale nuk do të mbështesë asnjë subjekt politikë që do të garojë jashtë koalicionit VLEN. Taravari tha se mundohet të gjejë gjuhë të përbashkët brenda VLEN-it, por siç shtoi, do të dëgjojë edhe aktivin politik.

“Bekimin unë e kam shok, ai ka thënë kështu sepse Vetëvendosja e ka qëndrimin e vetë, ai është përfaqësues i Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai është përfaqësuesi zyrtarë i Vetëvendosjes, kur flet ai sikur me fol kryeministri Kurti. E respektoj shumë. Unë mundohem të gjejë gjuhë të përbashkët brenda VLEN-it, por natyrisht pak duhet ta shoh edhe partinë time”, theksoi Arben Taravari.

Taravari tha se koalicioni VLEN nëse bashkohet në një parti, Aleanca për Shqiptarët është për të bashkëpunuar në zgjedhjet lokale.

“Ultimatumet nuk i dua, asnjëherë në jetë nuk kam funksionuar me ultimatume përkundrazi ajo krijon ndjesi të keqe. Sepse ose pranohem, ose merre ose shko. Nëse vjen ashtu, unë lë hapësirë për të biseduar nëse mundemi të gjejmë gjuhë të përbashkët, sepse fuzionimi aspak nuk është përmend këto 4-5 muaj. Sërish mund ta hapim atë temë, jemi të gatshëm të bisedojmë, po të na thuhet për një javë, për javën e ardhshme, kemi vendosur të bashkohemi, a unë nuk e di këtë dmth ky koordinim është moti që të bëhet bashkimi. Atëherë unë vetëm mund t’i inkurajoj dhe t’ju them nëse bashkoheni këtu jemi si Aleancë për të bashkëpunuar me ju për zgjedhjet lokale. Nëse mendoni se nuk duhet si Aleancë për Shqiptarët për zgjedhjet lokale ne dalim edhe vetë. Më mirë ndershmërisht e provojmë kërkojmë përkrahje aty ku mendojmë dhe kujt mendojmë t’i kërkojmë përkrahje qëllimi ynë do të jetë që si parti politike të dalim fitues në disa komuna”, u shpreh kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
alergjite
Tetovë, në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme
muhamed lika
Aksion i madh në Kacanik, policia bllokon qytezën për vrasjen e reshterit Muhamed Lika
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin