Lajme

Taravari paralajmëron donacion amerikan me vlerë disa milionë dollarë për shëndetësinë në Maqedoni

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 28, 2025, 10:01

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në një intervistë për TV24 tha se do të udhëtojë në SHBA ku do të marë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai njëkohësisht tha se do të viziton disa klinika të njohura spitalore në SHBA, në mesin e të cilave edhe atë në Universitetin me renome botërore “Xhon Hopkins”, ku do të vendoset bashkëpunim i tillë që për raste të ndërlikuara në vendin tonë, të kërkohet mendim i dytë mjekësor nga mjekët në klinikat e njohura amerikane, transmeton Lideri.mk.

Mbi të gjitha Taravari paralajmëroi marrëveshje për një donacion në vlerë prej disa miliona dollarëve, e që në fakt është një softuer mjaft i rëndësishëm për shëndetësinë në Maqedoni.
I pyetur nga gazetarja se si do të realizohet ky donacion kur SHBA ka pezulluar ndihmat për vendet e huaja, Taravari sqaroi se nuk bëhet fjalë për donacion nga buxheti shtetëror amerikan, por nga Organizata joqeveritare. Ai shtoi se në këtë mënyrë ministria do të kursen disa miliona euro, duke shtuar se poashtu së shpejti mjekë të dalluar nga SHBA-të do të vijnë në Maqedoni për të trajnuar mjekët tanë dhe e gjithë kjo do të bëhet në formë vullnetare, pa asnjë harxhim.

Ministri Taravari poashtu paralajmëroi se terapia biologjike që mungon në Onkologji do të jetë në dispozicion deri në fund të kësaj jave. Për mungesën e barnave, Taravari tha se nuk ndjen përgjegjësi politike. Ai gjithashtu bëri të ditur ekskluzivisht për TV 24 se nga ky vit kapitacioni për mjekët e familjes do të rritet nga 75 në 100 denarë.

Sasia e terapisë biologjike këtë vit ishte më e madhe se vitin e kaluar”. Barna kishte më shumë se vitin e kaluar, por kërkesa e pacientëve është rritur. “Pa krijuar një regjistër të pacientëve që trajtohen, nuk do të kemi një parashikim të saktë për vitin e ardhshëm, prandaj kemi këtë moment, ku disa pacientë nuk mund të trajtohen”, tha Taravari.

Sipas tij, për të reduktuar numrin e personave që vuajnë nga ndonjë lloj kanceri, duhet të punohet në parandalim.

“Duke rritur tarifën e kapitacionit për mjekët e familjes do të kërkojmë që ata të punojnë në parandalim”. “Pra, nëse një grua e moshës 40 apo 50 vjeç është në një grup rreziku për kancer gjiri, ne do të kërkojmë që të insistojnë që të gjitha femrat e asaj kategorie t’i nënshtrohen ekzaminimit, njësoj për kancerin e prostatës tek meshkujt nga 40 deri në 50 vjeç”, tha ministRTI Taravari. duke shtuar se është koha e fundit që vendi ynë të investojë në programe parandaluese.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës

Më shumë nga kategoria

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
bdi-2
BDI i reagon Ministrit të Ekonomisë: Propagandë boshe dhe thirrje qytetarëve ti kryej punët e qeverisë
IMG_2787
I moshuari thotë se është mashtruar për 170.000 denarë: Më tha që do të investojë në kriptovaluta, mori kredi nga të dhënat që siguroi prej telefonit
IMG_2786
Gruaja nga Shkupi thotë se u mashtrua nga polici i rrejshëm, thotë se ia mori 3200 euro
IMG_2770
Pas dorëheqjes së Dautit, kërkohet zyrtarit nga Fronti Evropian që të propozohet emri i deputetit që do ta zëvendësojë atë
IMG_2769
Nga sezoni i ardhshëm, sistemi VAR edhe në stadiumet e Maqedonisë
IMG_2754
Mbi 200 persona në FSPI kanë marrë paga dhe nuk kanë shkuar në punë