Uncategorized

Taravari për A2 CNN: Po stabilizohet gjendja e pacientëve në tragjedinë e Koçanit, këtë javë 30 pacientë kthehen në vend

March 24, 2025, 08:03

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar për A2 CNN se situata e pacientëve të lënduar nga tragjedia në Koçan po shkon drejt stabilizimit. Ai ka theksuar se për momentin, në klinikat e Shkupit gjenden 54 pacientë, ndërsa 115 të tjerë vazhdojnë trajtimin jashtë vendit.

“Gjatë këtyre ditëve, afër 200 pacientë janë trajtuar, ndërsa dje dhe pardje janë liruar në mjekim shtëpiak 14 pacientë. Nga java e ardhshme, situata e pacientëve jashtë shtetit pritet të përmirësohet dhe gradualisht do të fillojmë të lëshojmë disa prej tyre për trajtim në shtëpi në Maqedoni, ndërsa do të pranojmë mes 5 dhe 10 pacientë nga jashtë vendit”, u shpreh ministri.

Taravari theksoi gjithashtu se situata e pacientëve në gjendje kritike ka shënuar përmirësim.
“Ditën e diel në konferencë për shtyp deklarova se 21 pacientë ishin në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetë. Sot, fatmirësisht, vetëm 6 prej tyre ndodhen ende në gjendje kritike, ndërsa 15 pacientë të tjerë janë stabilizuar dhe nuk rrezikojnë më jetën. Po i monitorojmë me kujdes dhe marrim informacione dy herë në ditë nga të gjitha shtetet ku ata trajtohen. Fatmirësisht, rreth 30 pacientë pritet të kthehen javët e ardhshme (këtë javë) në Maqedoni, ku do ta vazhdojnë trajtimin e tyre”, deklaroi ai.

Ministri ka siguruar opinionin se institucionet shëndetësore janë duke punuar intensivisht për të siguruar trajtimin e duhur për të lënduarit dhe se procesi i rehabilitimit po ecën sipas planeve të parashikuara.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit
IMG_2619
Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg
Izet Mexhiti-Vlen
Fati i Taravarit brenda Qeverisë mësohet pas festave – priten takime vendimtare
IMG_2614
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit