Maqedoni

Taravari shpalli kandidaturën për president: Ka ardhur koha që RMV të ketë një president shqiptar

Autori

Autori

Portali Tetova

February 15, 2024, 04:02

Arben Taravari edhe zyrtarisht shpalli kandidaturën për president të RMV-së. Në sheshin e Gostivarit bashkë me liderët e LEN, Taravari tha se ka ardhur koha që vendi të ketë një president shqiptar.

Taravari shpalli kandidaturën për president: Ka ardhur koha që RMV të ketë një president shqiptar
“Me propozim të Aleancës për Shqiptarët dhe mbështetje të Lëvizjes Europiane për Ndryshim sot para jush prezantohem si kandidat për president të vendit . Është privilegj të kem besimin e kaq shumë faktorëve dhe është privilegj të jem i zgjedhur dhe i besuari i tyre. Është mision të jem zëri i juaj. Pres me respekt votën e çdo njërit nga ju. Vendit i ka ardhur që të ketë një president shqiptar, jo teknikisht por realisht. I uroj çdo kandidati sukses dhe qoftë kjo një fushatë frymëzimi, europianizimi dhe triumfi”, tha Taravari.

Taravari shprehet i bindur se do të shkojë në raundin e dytë. Ai përmendi zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Kur në Amerikë u zgjodh një president me ngjyrë, pse në Maqedoni të mos ketë një president shqiptar, tha Taravari.

“Së bashku analizuam dhe sollën vendim, se shumë është me rëndësi 24 prilli kur ne sigurt do të shkojmë në raundin e dytë, dhe ka indicie për rezultat të mirë. Në Amerikë kur ndodhi që një preson me ngjyrë të fitojë në zgjedhje pse mos mundet edhe në Maqedoni pas 30 viteve demokraci mos të fitojmë përkrahjen para se gjithash nga shqiptarët, më pas edhe nga boshnjakët, romët dhe maqedonasit. Unë jam shumë i bindur se do të fitojmë vota më shumë se sa presim”, pohoi Taravari.

Taravari do të qëndrojë në krye të komunës së Gostivarit. Tha se nëse zgjidhet president do të japë dorëheqje, në të kundërtën do të vazhdojë të menaxhojë me komunën. Për kandidaturë, Taravarit i duhen 10 mijë nënshkrime, për çka tha se do të mblidhen brenda 2 ditëve, nga momenti kur do të marrin dritë jeshile nga KSHZ-ja.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA