Arben Taravari ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për Bajram Rexhepin në garën për kryetar të Tetovës. Në një postim në rrjetet sociale, Taravari shkruan se si nip Tetove ndihet i lumtur që mund ta mbështesë Rexhepin, të cilin e përshkruan si një njeri që do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për qytetarët.
“Bajram Rexhepi është pa asnjë dyshim një njeri që do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët. Gjysma e familjes time është nga ky qytet dhe si nip Tetove jam i lumtur të mbështes Bajramin si KRYETAR që në tetor do të jetë FITIMTAR!” – ka shkruar Taravari.










