Trendy

Taravari: Si ta quajmë Salim Sulejmanin që shiti popullin për t’u bërë ambasador?

Para 5 muaj

Kryetari Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka komentuar emërimin e ish deputetit Salim Sulejmani për të dërguar special në Emiratet Arabe e të cilin e quan ”ambasador” në Gjirin Persik.

Ai thotë se se në fillim nuk e besoi se Salim sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë por siç shkruan Taravari surpriza u bë zyrtare.

Salim Sulejmani dorëzoj dorëheqje të bujshme para disa ditësh. Tha se po ikte për një arsye më madhore që na i linte surprizë… Në fillim nuk e besova që Salim Sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë, por tashmë surpriza që fliste është bërë zyrtare: Salimi na qenka emëruar ambasador në Gjirin Persik. Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm rrogat dhe lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi me të, a tash që të vërtetat dalin zyrtarisht, pyes: Çfarë quhet Salimi që shiti popullin për t’u bërë ambasador”, ka shkruar Arben Taravari në profilin e tij në Facebook.

Trending