Maqedoni

Taravari: Sot 8 pacientë nga Shkupi lirohen për në shtëpi, nga jashtë kthehen edhe 9 pacientë

March 28, 2025, 01:03

Në deklaratën e sotme për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, informoi se aktualisht në institucionet shëndetësore në Shkup janë të shtruar 22 pacientë, të gjithë në gjendje stabile dhe të mirë, nga të cilët 8 pacientë sot po lirohen për trajtim në kushte shtëpie.

Aktualisht, 8 pacientë po trajtohen në Qendrën Klinike, nga të cilët 6 në toksikologji dhe 2 në kirurgjinë plastike, 6 pacientë në Spitalin e Vjetër të Qytetit, 5 në Spitalin “8 Shtatori” dhe 3 në Sistina.

Në shtetet e huaja për momentin janë të shtruar 91 pacientë, ndërsa sot është planifikuar të kthehen gjithsej 9 pacientë nga disa vende – Hungaria, Italia, Greqia, Serbia dhe Suedia, theksoi ministri Taravari.

Lidhur me pacientët që janë në gjendje kritike, ministri tha se disa analiza laboratorike tregojnë përmirësim krahasuar me ditët e mëparshme. Pas kthimit të pacientëve nga jashtë, duhet të ndjekim protokollet e shtabit të krizës, domethënë kryhen detyrimisht analiza toksikologjike dhe zbatohet mbikëqyrje 24-orëshe, deklaroi ministri.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në