Më 11.03.2026 në ora 19:55 në SPB Tetovë është raportuar se te mbikalimi i Treboshit në Tetovë, një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.Xh. (48) nga fshati Vrapçishtë, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident me lëndime të rënda trupore janë lënduar dy pasagjere H.Xh. (69) dhe Ll.Xh. (48) nga Vrapçishti, ndërsa me lëndime trupore është lënduar edhe drejtuesi i automjetit.
Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.










