Trendy

Të mitur rrahin bashkëmoshatarin – ndërhyn edhe babai i njërit prej tyre

Para 8 muaj

Tetovë, 06 Korrik 2025 – Një ngjarje shqetësuese është raportuar në orët e natës në rrugën “Ljubotenska” në Tetovë.
Sipas kallëzimit të D.J. (46), djali i tij i mitur është sulmuar fillimisht nga tre të mitur të tjerë, ndërsa më pas në konflikt është përfshirë edhe S.V., babai i njërit prej tyre, i cili gjithashtu ka ushtruar dhunë ndaj të miturit.
Rasti është paraqitur në Stacionin Policor të Tetovës rreth orës 02:35 dhe policia ka nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përfshirë identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe veprimet përkatëse ligjore.

Trending