Të premten në seancën e parë plenare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të diskutohet për 5 interpelanca. 4 ndaj ministrave, zëvendëskryeministrinë e parë Izet Mexhitit, ministrin për Sistem Politik, Ivan Stoillkoviç, ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni. Gjithashtu do të diskutohet edhe për interpelancën ndaj deputetes dhe kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.
I pyetur për 4 interpelancat ndaj ministrave, kryeministri i vendit Hristijan Mickoski tha se pret sulme të tilla nga opozita, por siç shtoi nuk do të kenë sukses.