Të rinjtë në Maqedoni e Veriut largohen nga shtëpia e prindërve mesatarisht në moshën 30,7 vjeç, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian është 26,3 vjeç, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025.
Në rajon, të rinjtë në Serbi qëndrojnë me prindërit deri në moshën 30,1 vjeç, në Bosnjë e Hercegovinë deri në 29,5 vjeç, ndërsa në Bullgari deri në 27,9 vjeç.
Në nivel evropian, më gjatë në shtëpinë e prindërve qëndrojnë të rinjtë në Kroaci (31,5 vjeç), Greqi dhe Sllovaki (30,9), si dhe Spanjë dhe Itali (30,2).
Në anën tjetër, largimi nga shtëpia ndodh më herët në Finlandë (21,4 vjeç), Danimarkë (21,8), ndërsa në Estoni dhe Lituani mesatarisht në 22,7 vjeç.
Eurostat vëren një tendencë të përgjithshme që të rinjtë në Evropë të qëndrojnë gjithnjë e më gjatë me prindërit dhe e lidh këtë edhe me nivelin e punësimit.
Në vitin 2025, shkalla e punësimit për të rinjtë 20–29 vjeç në BE ishte 65,5%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishte vetëm 50,2%.
Në vendet ku të rinjtë largohen më herët nga shtëpia, si Holanda, Danimarka, Gjermania dhe Suedia, punësimi i të rinjve është përgjithësisht më i lartë. Ndërsa në vende si Greqia, Kroacia, Spanja dhe Italia, ku largimi ndodh më vonë, shkalla e punësimit ishte nën mesataren e BE-së.











