Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur pasditen e sotme, duke shkaktuar panik në zonë.
Si pasojë e të shtënave, një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkafanës, në qytetin bregdetar të Durrësit. Fatmirësisht, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen për të zbuluar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt të dhunshëm.





