Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka publikuar sot borxhin aktual të komunës, duke theksuar se transparenca dhe llogaridhënia para qytetarëve ishin zotim i fushatës zgjedhore.
Sipas evidencës zyrtare deri në muajin nëntor, borxhi i komunës kap vlerën 109.941.212 denarë, që i bie rreth 1.794.959 euro.
Memishi shtoi se nga dita në ditë paraqiten fatura të reja, ndaj shuma përfundimtare e borxhit mund të jetë edhe më e lartë.
“Qytetarët e Tearcës meritojnë të dinë gjendjen reale financiare të komunës. Transparenca do të jetë standard i përhershëm”, shkruan ai.





