Ekonomi

Temperaturat e ulëta rrezikojnë pemishtet – Agronomi Isniriza Xhelili apelon për masa parandaluese

April 8, 2025, 08:04

Gjatë këtyre ditëve, fermerët që kultivojnë pemë frutore po përballen me rrezikun e ngricave pranverore, të cilat, edhe pse mund të zgjasin vetëm për disa orë, mund të shkaktojnë dëme të mëdha në kultura të ndryshme bujqësore.

EVN Online

Sipas agronomit Isniriza Xhelili, kulturat më të rrezikuara janë pemët farore, bërthamore, arrorët dhe pemët e imëta si boronica dhe dredhëzat. “Sythat e mugulluara mund të përballojnë temperatura deri në -3.9°C, lulja deri në -2.2°C, ndërsa fruti i posaformuar është më i ndjeshëm dhe pëson dëmtime që në -1.1°C,” ka theksuar ai.

Nëse temperaturat zbresin më poshtë se këto vlera në cilëndo fazë të zhvillimit të këtyre kulturave, dëmet mund të jenë shumë të mëdha, sidomos në pemët farore.

Për të parandaluar këto dëme, Xhelili rekomandon një sërë masash agroteknike. Ndër më efektivet janë trajtimi i pemishtes me aminoacide dhe ushqyes foliar, të paktën dy ditë para uljes së temperaturave nën zero. Një tjetër metodë praktike dhe ekonomike është tymosja me balla kashte, duke vendosur deri në 10 balla për hektar. “Ballat duhet të lagen me ujë për të ngadalësuar djegien dhe për të siguruar një tym të vazhdueshëm,” ka sqaruar ai.

Në pemishtet më të vogla, fermerët mund të përdorin edhe mbulesa speciale me polimere, të cilat ndihmojnë në ngritjen e temperaturës brenda hapësirës së mbuluar.

Agronomi Xhelili apelon që këto masa të merren sa më shpejt, në mënyrë që të shmangen dëme të pakthyeshme në pemishte dhe të ruhet prodhimi i këtij sezoni.
I pyetur nëse ka pasur ofertë nga BDI për Taravarin për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale, Ademi ka përsëritur se nuk ka pasur as ofertë e as negociata zyrtare.

Tetova1 në Youtube

afrim-750x499
Pas dyshimeve për braktisje të VLEN-it, reagon Afrim Gashi
Izet mexhiti
Izet Mexhiti: Javën e ardhshme fillon themelimi i VLEN-it, nuk ka rëndësi kush bëhet kryetar
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në
IMG_3792
Oferta e prillit për shalqin befasoi – edhe nëse është prej ari, nuk vlen 40 euro
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim