Trendy

Tentativë zhvatjeje në Dëbërc: Kërkohet pagesë 250.000 euro brenda një jave

Para 50 minuta

Një pronar lokali nga fshati Dëbërc ka denoncuar në polici një rast të rëndë kërcënimi dhe zhvatjeje. Sipas policisë, më 23 qershor 2026 në ora 00:10, D.F. (51) ka raportuar se një bashkëfshatar i tij, R.I., i cili jeton përkohësisht jashtë vendit, së bashku me një person tjetër, kanë shkuar në lokalin e tij. Më pas, sipas denoncimit, përmes djalit dhe dhëndrit të tij që punonin në objekt, janë përcjellë kërcënime me kërkesë që brenda një jave të paguhen 250.000 euro, në të kundërtën do të përballen me pasoja. Policia po punon për gjetjen e personit të denoncuar dhe zbardhjen e rastit.

Trending