Një shtetas grek është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Personi në fjalë po drejtonte një veturë me targa gjermane, ndërsa është ndaluar për shkak se ka dhënë ryshfet prej 5 eurove për hyrje në Maqedoninë e Veriut.
“Më datë 08.04.2025, në ora 10.05 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, gjatë hyrjes në vend, punonjësit e policisë e kanë privuar nga liria S.P.P.(40) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti” nga neni 358, paragrafi 1 i Kodit Penal. Gjegjësisht, gjatë kontrollit kufitar, S.P.P.(40) nga Republika e Greqisë ka paraqitur dokumente për automjetin e pasagjerëve “Ford” me targa gjermane, të cilin e drejtonte, dhe në kartonin jeshil ka vendosur një kartëmonedhë prej pesë eurosh”, thonë nga MPB.