Gjatë festimeve të Bajramit në Tetovë, konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe ushqimeve të rënda ka çuar në një numër të lartë të vizitave në repartin e Urgjencës.
Sipas raportimeve të TV21, vetëm sot, 150 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nga të cilët 120 kanë pasur ankesa të lidhura me ushqimin.
Pacientët janë paraqitur me simptoma si të vjella, tension të lartë të gjakut dhe dhimbje barku. Mjeku kujdestar, Kujtim Rexhepi, ka apeluar që qytetarët të tregojnë kujdes me regjimin ushqimor, sidomos gjatë ditëve të para të festës.
“Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para,” theksoi Rexhepi.