Rrjeti i marketeve “Coop” në Zvicër po tërheq nga tregu produktet e njohura të çokollatave Halba Maxi Branche Classic 45 gram dhe Halba Maxi Branches Classic 5×45 gram për shkak të mundësisë së kontaminimit me grimca metali, përcjell TV21.
Konsumatorët nuk duhet t’i konsumojnë këto çokollata nën asnjë rrethanë dhe mund t’i kthejnë për rimbursim. Sipas mediave zvicerane, ekziston rrezik potencial shëndetësor, prandaj produktet nuk duhet konsumuar.
Produktet e prekura:
Halba Maxi Branches Classic 45 gram, çmimi: CHF 1.60
Halba Maxi Branches Classic 5×45 gram, çmimi: CHF 4.95
Produktet e tjera, me data të tjera skadence, nuk janë të prekura.
Shitja e ndaluar – paratë kthehen
Artikujt e prekura janë bllokuar për shitje. Respektivisht bëhet fjalë për çokollatat e datës 09.02.2026 deri më 13.02.2026 në supermarketet Coop, dyqanet Coop City, në Coop Pronto dhe online në Coop.ch.
Konsumatorët që kanë blerë tashmë çokollatat mund t’i kthejnë në çdo pikë shitjeje dhe do t’u rimbursohet plotësisht çmimi i blerjes.





