Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se i ka dhënë udhëzime kabinetit të tij për të nisur sa më shpejt negociata të drejtpërdrejta me Libanin, duke theksuar se bisedimet do të përqendrohen në çarmatimin e plotë të Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis dy vendeve.
“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Netanyahu në një deklaratë zyrtare.
Ai shtoi se negociatat do të synojnë çarmatimin e Hezbollahut dhe se Izraeli mirëpret thirrjen e sotme nga Kryeministri i Libanit për të demilitarizuar Bejrutin.
Zyra e Presidentit libanez Joseph Aoun, i pyetur nga CNN për komentet e Netanyahu, ka thënë se “nuk ka asnjë koment” lidhur me deklaratën e kryeministrit izraelit.
Kujtojmë se tërheqja e Izraelit vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të vendeve perëndimore për të ndalur sulmet ndaj Libanit dhe paralajmërimit të Iranit për të ndrëprerë armëpushimin nëse sulmet vijojnë.










