Trendy

“Tërmet” në Doganë: Nikollovski paralajmëron goditje të fortë ndaj të dyshuarve për korrupsion

Para 2 orë

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, ka paralajmëruar luftë të ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit brenda institucionit, pas arrestimit të një zëvendësdrejtori të dyshuar për marrje ryshfeti.

Nikollovski tha se çdo punonjës ndaj të cilit do të ketë dyshime për vepra kriminale do të përballet me masa të rrepta.

“Pa kompromis do të luftojmë kundër krimit në radhët tona. Çdo kush që dyshohet për vepra kriminale do të sanksionohet”, deklaroi Nikollovski.

Ai shtoi se procedurën për rastin konkret e udhëheq Prokuroria, ndërsa Dogana do të ndërmarrë të gjitha masat që janë në kompetencën e saj.

Deklarata u bë në pikën kufitare Tabanocë, ku u promovuan projektet e realizuara në kuadër të mbështetjes së BE-së për luftën kundër krimit të organizuar dhe lehtësimin e tregtisë.

Trending