Trendy

Tetova dhe disa fshatra nesër pa rrymë

Para 20 orë

Pjesë të Tetovë, si dhe fshatrat Çellopek, Bogovinë dhe Llacës nesër (13 mars) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me rrymë, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, në Tetovë energji elektrike nuk do të ketë nga ora 09:00 deri në 14:00 në një pjesë të rrugës “Jashtë Vardarit”, përkatësisht në objektet që ndodhen pranë marketit Kiper. Në të njëjtën periudhë kohore pa rrymë do të jenë edhe objektet në një pjesë të rrugës së “Ilindenit”, te zona e njohur si Saga.

Ndërprerje e planifikuar do të ketë edhe në fshatin Çellopek, ku nga ora 09:15 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit.

Ndërkohë, në fshatin Bogovinë rryma do të mungojë nga ora 09:15 deri në 14:00, konkretisht në objektet që ndodhen nga varrezat deri në fund të fshatit.

Autoritetet bëjnë të ditur se ndërprerjet janë për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv./tetova1.mk

Trending