Trendy

Tetova dhe Shkupi i humbin pozicionet në kuadër të BDI-së

Para 3 muaj

Strukturat partiake të Tetovës dhe rrethinës i kanë humbur pozicionet në kuadër të BDI-së. Kjo mund të vërehet shumë lehtë kur të shikohet përbërja e kryesis së ngushtë të BDI-së qw doli sot pas Kongresit tw zhvilluar”, informon portali “tetova1”.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale ku BDI i humbi të gjitha komunat që janë në rajonin e Tetovës ka ndikuar që Ali Ahmeti të marë vendimin esktrem dhe si asnjëher më parë-Tetova tash është e përfaqësuar vetëm me pozicionin e një prej 5 nënkryetarëve sa ka BDI.
Kështu Faton Ahmeti nga pozita e sekretarit gjeneral tash më do jetë në pozitën e nënkryetarit, kurse Bajram Rexhepi që deri më tash ka qenë nënkryetar i BDI-së tash më do jetë vetëm anëtar i Kryesis qendrore.

Pozicione në kuadër të BDI-së ka humbur edhe Shkupi dhe rrethina. Derisa deri tash ka pasur 1 pozitë nënkryetari dhe sekretarin organizativ-tash më duhet të kënaqet vetëm me pozitën e nënkryetarit që do të vazhdojë ta mbajë Bujar Osmani.
Në kuadër të partisë-pozicionet i kanë forcuar Kumanova dhe Gostivari, informon “tetova1”
Kështu Arbër Ademi do jetë sekretar gjeneral i BDI-së kurse kryetari i Likovës, Erkan Arifi do të jetë nënkryetar i BDI-së.

Edhe Gostivari do të përfaqësohet me një pozitë nënkryetari – Arta Bilalli-Zendeli si dhe sekretar organizativ do të jetë Nebi Rexhepi – kuadër nga Komuna e Vrapçishtit. /tetova1/

Trending