Tetovës i është shtuar edhe një teolog i ri. Isen Izeti nga fshati Sllatinë ka mbrojtur me sukses temën e diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, duke përmbyllur një etapë të rëndësishme të formimit të tij akademik.
Ky sukses vlerësohet si rezultat i përkushtimit, punës së palodhshme dhe dashurisë për dijen islame. Diplomimi i tij paraqet një moment gëzimi dhe krenarie jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për komunitetin dhe qytetin e Tetovës.
Me këtë rast, Myftinia e Tetovës ka uruar teologun e ri për arritjen e tij, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e ardhshme dhe duke shprehur besimin se dijen dhe përvojën e fituar do ta vendosë në shërbim të xhematit, shoqërisë dhe promovimit të vlerave të mira.
“Urime dhe suksese në rrugëtimin e mëtejshëm!”, thuhet në urimin e Myftinisë së Tetovës./Tema.mk/










