Trendy

Tetova merr frymë: 10.000 qytetarë më në fund me ujë të pijshëm!

Para 7 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot është lëshuar uji për testimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, i cili pritet të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm për rreth 10.000 qytetarë.

“Sot lëshuam ujin për të testuar rrjetin. Së shpejti ujë të pijshëm edhe për 10.000 tetovarë”, ka shkruar Kasami në rrjetet sociale.

Ky projekt konsiderohet ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin, i cili prej vitesh përballet me mungesë të ujit të pijshëm.

Trending