Trendy

Tetova ndër komunat më transparente në vend

Para 6 muaj

Komuna e Tetovës vazhdon të renditet ndër komunat më transparente në vend dhe rajon.

Sipas Indeksit të Transparencës Aktive, të publikuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, Tetova ka arritur përqindjen prej 81.4%, duke u pozicionuar si një nga komunat me transparencën më të lartë.

Ky vlerësim konfirmon angazhimin e Komunës së Tetovës për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve përmes llogaridhënies dhe transparencës, që mbeten prioritete kryesore të punës sonë.
Për këtë, ka njoftuar vet Komuna e Tetovës.

“Llogaridhënia dhe transparenca mbeten prioritete të Komunës së Tetovës!”, kanë shkruar nga Komuna e Tetovës.

Trending