Tetova ka përjetuar një natë aksionesh policore intensive! Nga ora 22:30 deri në 00:30, forcat e SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin e Punës, kanë zhvilluar një aksion të gjerë kontrolli në disa lokale hotelierike të qytetit.
Në një prej bastisjeve, në rrugën Dimo Gavrovski, është arrestuar A O 28 vjeç nga Tetova, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Po ashtu, autoritetet kanë ndaluar shtetasin shqiptar G I 30 vjeç për qëndrim të paligjshëm në vend.
Të dy janë shoqëruar në stacionin policor për procedurat ligjore përkatëse.
Aksioni ka synuar goditjen e dukurive kriminale dhe abuzimeve në lokalet e natës, ndërsa policia paralajmëron masa të rrepta edhe në ditët në vijim.










