Trendy

Tetovari 24-vjeçar arrestohet për kërcënime ndaj policisë

Para 9 muaj

Tetovë, 8 korrik 2025 – Rreth orës 14:20, në kryqëzimin ndërmjet rrugës “Bllagoja Toska” dhe “Kiro Ristoski Drnc”, efektivët e policisë kanë ndaluar Sh.R. (24) nga Tetova, i cili drejtonte veturën e tipit “Ford” me targa të Tetovës. Sipas njoftimit të SPB-Tetovë, më herët, rreth orës 14:00 në rrugën “Todor Cipovski Merxhan”, i njëjti person kishte shfaqur sjellje agresive dhe kishte kërcënuar zyrtarët policorë gjatë përmbushjes së detyrave zyrtare.

Ai është ndaluar në stacionin policor, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim për pengim të personit zyrtar dhe kërcënim.

Trending