Gjatë kontrollit të një automjeti “Tiguan” me tabela regjistrimi nga Tetova, i drejtuar nga Z.S. nga Tetova, në bagazhin e automjetit janë gjetur disa pako që përmbanin gjithsej 3312 mjete piroteknike, përfshirë fishekzjarre, petarda, raketa dhe produkte të ngjashme.
Gjatë dorëzimit të dokumenteve të identifikimit te zyrtari policor, është vërejtur se në veturë kishte material për kontroll. Ky informacion është përcjellë dhe materiali është dorëzuar për kontroll te nëpunësit doganorë.
Gjatë kontrollit, nëpunësit doganorë konstatuan se në veturë ndodheshin materiale piroteknike. Pas përfundimit të procesverbalit nga nëpunësit doganorë, materiali u dorëzua nga Fesal Asani, udhëheqës doganor në Dega Jazhincës, tek sektori për kontroll dhe hetime, seksioni për hetime pranë Drejtorisë së Doganës.