Një banor i Tetovës ka mbetur pa 21 mijë euro dhe pa mall pasi ka bërë porosi online në Gjermani, nga një kompani që doli mashtruese.
SPB Tetovë njoftoi se qytetari ka raportuar për mashtrim nga një kompanie të huaj për blerje malli dhe ka zbuluar se është mashtruar. Ai këto informacione i ka marrë nga Shërbimet gjermane të sigurisë, përcjell INA.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një 29 vjeçar me inicialet B.F nga Tetova, pronar i një kompanie.
Aai ka porositur mallra online për nevojat e kompanisë së tij, për të cilat në disa raste ka paguar rreth 21 mijë euro përmes transaksioneve bankare, por më 17 prill 2024, kompania e transportit e ka njoftuar se porosia është bllokuar në Gjermani.
Siç raportohet, B.F. ka kontaktuar me shërbimin kompetent në Gjermani, nga ku i është thënë se malli i tillë nuk është i regjistruar tek ata, pas çka ka kuptuar se është mashtruar, njofton SPB Tetovë.(INA)