Të martën në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Polici Kriminalistike pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.A.(37) nga Tetova. Arrestimi u bë duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga ish-partnerja e tij 38-vjeçare nga rrethina e Tetovës, e cila ka raportuar se rreth orës 08:30 në një hapësirë parkingu në Tetovë, ai ka hyrë me dhunë në automjetin e saj të udhëtarëve dhe i ka marrë telefonin celular, ndërsa më parë e kishte ndjekur dhe shqetësuar. B.A. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
Trending










