Një incident i rëndë ka ndodhur në rrugët tona, ku vetura në lëvizje e sipër ka mbetur pa njërën gomë. Halil Xhemaili (Lil4) ka denoncuar publikisht atë që ai e quan “papërgjegjshmëri totale” të vullkanizerëve, përcjell tetova1
Sipas dëshmisë së tij, në momentin e incidentit ai po udhëtonte me një shpejtësi prej 130 km/h. Vetëm fati dhe manovrimi i duhur kanë bërë që ai të shpëtojë pa lëndime apo pa shkaktuar ndonjë aksident zinxhir në autostradë.
Xhemaili ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale për të vetëdijesuar qytetarët. Ai thekson se shkak i këtij incidenti ka qenë mosshtrëngimi i duhur i gomës nga ana e gomisterit, duke u bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të jenë vigjilentë.
“Videon e kam shpërndarë që njerëzit të mbushen me mend dhe t’i kontrollojnë mjetet vetë pasi t’i kryejë mjeshtri, por edhe që vetë mjeshtrit ta shohin skandalin që mund të shkaktojnë,” ka deklaruar ai./tetova1.mk/





